MENU
klinika

"Urbi et Orbi"

Papa Françesku në lutjen e jashtëzakonshme për botën

27.03.2020 - 20:06

     Si kurrë më parë në histori, sheshi “Shën Pjetër”, këtë të premte ishte bosh. Papa Françesku mbajti i vetëm, një lutje të jashtëzakonshme për këtë moment që po kalon mbarë njerëzimi, për të gjithë besimtarët e mbarë popujt në të katër anët e globit./Konica.al

Papa shpërndau bekimet e “Urbi et Orbi”, që zakonisht jepen vetëm për Krishtlindje, Pashkë, apo pas një zgjedhjeje papale.

“Prej javësh, duket se mbizotëron terri. Errësira të mëdha kanë mbërthyer rrugët, sheshet e qytetet tona, duke u bërë zotër të jetës sonë, duke mbuluar gjithçka me një heshtje shurdhuese e zbrazëti të shkretë, që paralizon çdo gjë ndërsa kalon. Ndihet në ajër, në gjeste, e thonë vështrimet. U gjetëm mes frikës e hutimit, si dishepujt e Ungjillit, u gjetëm në befasi nga një stuhi e papritur dhe e tërbuar. Kuptuam, se jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Të gjithë të brishtë e të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm e të domosdoshëm, të gjithë duke lundruar së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin”.

Çdo fjalë e tij, është një referim i plotë i momentit unik që po kalon Italia dhe e gjithë bota. “Lakmitarë në fitim. E lamë veten, të mbytemi nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur, të përgjërohemi: ZGJOHU O ZOT!”. Papa Francesku ka mbyllur këtë lutje të jashtëzakonshme në sheshin “Shën Pjetër”, duke i besuar Shën Mërisë, humanizmin e duke i kërkuar Zotit, të mos braktisë njeriun në këtë furtunë.

Për këtë rast, përpara derës qendrore të bazilikës së Shën Pjetrit, ishte vendosur kryqi që është nderuar për t’i dhënë fund një plage të shekullit XVI.