MENU
klinika

"E diela e vajtimit"

Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

29.03.2020 - 10:55

         Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”./Konica.al   

Ati i Shenjtë, theksoi disa nga vuajtjet që po kalojnë njerëzit aktualisht, duke filluar nga personat e shtruar në spital deri në pamundësinë për t’u ushqyer.

“Mendoj për kaq shumë njerëz që derdhin lot, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’u japin fëmijëve për të ngrënë”, – tha Papa, në meshën që po transmetohej në “Santa Marta”.

Dy ditë më parë, Papa Françesku mbajti lutjen e jashtëzakonshme në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit, duke i thirrur Zotit, për zhdukjen e pandemisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit