14.03.2020 - 09:37
Receta për: 4 persona
Përbërësit
- 5 feta bukë të zezë
- 2 lugë gjelle gjalpë të freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1/2 gotë ujë të nxehtë
- Djathë i bardhë sipas dëshirës
- piper ose spec djegës
- Nenexhik (3-4 gjethe)
- 1 thelbi hudhër e shtypur
Përgatitja
- Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaji ulliri.
- Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.
- Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.
- Unë pasi i kam hedhur ujin e transferoj Paparen në një tavë dhe e fus për gati 10 min në furrë të parangrohur me temperaturë 200 gr C. E bëj këtë pasi buka në përgjithësi pasi shtohet uji fillon të squllet dhe humb formë.
- Pasi e nxjerr nga furra shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin ose nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të
- gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.
- Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me gjalpë pak djathë dhe nenexhik të freskët!