MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Partizani mposht Erzenin dhe fiton Kupën

01.03.2020 - 21:50

Një finale plot emocione u zhvillua në Olimpik Park në sallën “Feti Borova, ku pas 2 orësh e 20 minutash lojë, ekipi i Partizanit është shpallur tues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Skuadra e “kuqe” mundi 3-2 në finale Erzenin, pas një ndeshje me shumë emocione dhe dramacitet në të pesta setet. Erzeni doli dy herë në epërsi, duke fituar 25-21 setin e parë dhe 28-26 setin e tretë, por kjo nuk mjaftoi për shijakasit.

Po dy herë barazon Partizani, duke tuar 25-18 setin e dytë dhe 26-24 setin e katërt, duke dërguar ndeshjen në setin final. Erzeni pati një shans ta mbyllte ndeshjen në setin e katërt, kur udhëhiqte 24-23, por pa sukses. Në setin final, Partizani triumfon 15-11.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN