MENU
klinika

Pas disa ditësh në karantinë

Shërohet Tom Hanks dhe bashkëshortja

17.03.2020 - 11:23

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkeshortja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi u kuruan për koronavirus. Lajmi behet i ditur nga BBC.

Çifti raportohet te jete futur në vetkarantinim në shtëpinë e marrë me qera në Queensland.

Ata ishin në Gold Coast ku Hanks po punonte per një film mbi jeten e Elvis Presley.

Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.

Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me virusin. “Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta,”tha ai në postim.

Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që po kujdesej aq shumë për ta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN