MENU
klinika

Parimet e BE-së në rrezik

Pas kësaj krize, Evropa s’do të jetë e njëjta…

22.03.2020 - 14:53

Projekti evropian u ndërtua mbi idenë e parandalimit të luftës së ardhshme midis shteteve evropiane.

BE kërkon të shmangë konfliktin e armatosur midis vendeve të saj anëtare, një situatë që do të dëmtonte vetë atë.

Por kush mund të parashikonte që një epidemi do të shkundte themelet e saj.

Në dy javë, parimet themelore të projektit të BE-së janë prekur dhe nuk mund të shërohen nga koronavirusi.

Pakti Evropian i Stabilitetit kërkon që vendet anëtare të respektojnë një deficit të buxhetit prej tre përqind. Franca ishte gati ta shkelë atë sidoqoftë dhe e ka përdorur Covid-19 për të shkuar shumë më larg, ashtu si edhe Italia, Greqia dhe të tjerët. Pakti gjithashtu kërkon që borxhi kombëtar i shteteve të shkojë jo më lart se 60 përqind të PBB-së. Shumë prej shteteve “veriore” e kanë respektuar atë, ndërsa “jugorët” jo.

Sigurisht, mund të pretendohet se pandemia e jashtëzakonshme evropiane kërkon masa të jashtëzakonshme. Me të drejtë. Por kthimi i borxhit kur kriza të ketë mbaruar nuk do të jetë i lehtë pa masa të rrepta shtrëngimi si ato në Greqi në 2012/13.

Një tjetër nga parimet themelore të BE-së është kontrolli i ndihmës shtetërore. Kjo është mjaft e drejtë në kohë krize, por shtetet do e kenë të vështirë të heqin dorë nga kontrolli në kohë më të mira.

Shengen gjithasht është tronditur. BE, më në fund dhe pa dëshirë, ra dakord për të pezulluar Shengenin vetëm këtë javë. Duke pasur parasysh që shumë shtete të BE-së, veçanërisht në Evropën qendrore dhe lindore, kanë luftuar me Komisionin duke dashur të marrin kontrollin e kufijve të tyre që nga kulmi i krizës së migrantëve në 2015, presin që kthimi i Shengenit të jetë një luftë për Brukselin.

Ironikisht, liria e lëvizjes, ajo totale e parimeve të BE-së, gjithashtu ka ndaluar, jo vetëm midis shteteve por brenda disa shteteve, megjithëse për arsye mjekësore.

Ajo që i ka shqetësuar shumë pro-evropianë, dhe vetë Brukseli, është se përgjigja ndaj Covid-19 nuk ka qenë një procedurë standarde në mbarë BE-në. Kjo për shkak se shëndeti nuk është një kompetencë e BE-së. Kështu, shtete të ndryshme kanë aplikuar masa të ndryshme.

Në terma të gjerë, ekzistojnë dy modele. Modeli italian i bllokimit të plotë, i ndjekur nga Franca e Italia; modeli i kufizimeve të kufizuara në Mbretërinë e Bashkuar, i ndjekur edhe nga Hollanda dhe Suedia.

Ato shoqëri që tradicionalisht kanë theksuar lirinë e qytetarëve të tyre, po e refuzojnë kufizimin.

Një shembull tjetër i dëmtimit të projektit evropian nga epidemia është shpërbërja e solidaritetit evropian.

Italia, u mërzit nga refuzimi i Francës dhe Gjermanisë për të vepruar dhe ndihmuar.

Çfarë është e sigurt është se disa parti politike evropiane do të forcohen. Të dy, Matteo Salvini në Itali dhe Marine Le Pen në Francë akuzuan Brukselin javë më parë për refuzimin e heqjes së marrëveshjeve të Shengenit për të ndaluar përhapjen e virusit.

Pezullimi i detyruar i shumë parimeve themelore të BE-së është një dhuratë për ta.

E megjithatë, historia e integrimit në BE është dëshmi se ajo lulëzon në kriza.

Ministri i Jashtëm i Francës e shikon epideminë si një mundësi për Evropën.

Prof John Keiger është specialist në historinë franceze dhe ish-Drejtori i Kërkimit në Departamentin e Politikës dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Spectator/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos t'i nënshtrohemi nacionalizmit"

Koronavirusi nuk ka pasaportë…

Nga Von Der Leyen, presidentja e KE

Ja përse Evropa duhet të lëvizë shpejt…

Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?