MENU
klinika

Ambasada e SHBA mesazh inkurajues shqiptarve

“Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta…”

14.03.2020 - 12:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Ditën e Verës duke dhënë një mesazh inkurajues për shqiptarët ndërsa përballen me një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit.

Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve, shkruan se pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku.

“??️ │ Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurt në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”, shkruan ambasada e SHBA.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë