MENU
klinika

Nga The Washington Post

Për rusët nuk ka pushim, as në kohë koronavirusi!

30.03.2020 - 17:17

Koronavirusi është përhapur tani në të gjithë globin, dhe kudo duket një ortek i magjisë së mediave sociale dhe propagandës në lidhje me patogjenin, shumica e tij siç duket me origjinë nga Rusia.

Një dokument i Bashkimit Evropian, i marrë nga Reuters, zbulon se media e kontrolluar nga shteti i Rusisë ka përdorur krizën e shëndetit publik për të ndërmarrë një fushatë ambicioze dezinformimi në Perëndim, qëllimi i të cilit është të mbjellë farat e panikut dhe mosbesimit.

Të pavërtetat, të transmetuara në Twitter dhe YouTube, midis platformave të tjera, fajësuan fondacionin Bill & Melinda Gates për shkaktimin e virusit, ose nga ushtria amerikane.

Një ushtar amerikan në Lituani ishte shtruar në spital me virusin, shruhej në një lajm të rremë. Një tjetër e kuptoi se kryeministri i Sllovakisë ishte infektuar dhe ua kishte kaluar atë të tjerëve në një samit.

Një zëdhënësi i BE tha se edhe në mes të një rrëmuje të tillë, Moska “po luante me jetën e njerëzve”.

Një zëdhënës rus, Dmitry Peskov, hodhi poshtë akuzat.

Rusia nuk është shkelësi i vetëm.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian, ka thënë se virusi nuk e kishte origjinën në provincën kineze Wuhan, duke sugjeruar në se ai ishte sjellë atje nga Ushtria e SHBA.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të alarmuara nga thashethemet, spekulimet e pabaza dhe gënjeshtra, është lutur që publiku të mos i shpërndajë ato.

Fatkeqësisht, ndërhyrja e Rusisë në vitin 2016 vërtetoi se Amerika është terren pjellor për luftëra të tilla informacioni.

Për Moskën dhe kundërshtarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara, ka pak ndryshim nëse zgjedhjet apo një pandemi shkatërron besimin, institucionet dhe kohezionin.

Si një mjet sulmi, ai mund të jetë po aq shkatërrues sa një virus.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al