MENU
klinika

Nuk ka supriza

Përcaktohet finalja e Kupës së Mbretit

05.03.2020 - 22:57

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit në finale e Kupës së Mbretit janë dy skuadra që asnjë nuk e mendonte në fillim të sezonit. Real Sociedad u kualifikua mbrëmë pas fitores dyfishe ndaj Mirandes, 2-1 dhe 1-0.

Ndërsa sonte Athletic Bilbao edhe pse u mund 2-1 nga Granada, kalon në finale, pasi ndeshjen e parë e pati fituar 1-0. Bilbao ka rrezikuar shumë, pasi Granada e pa veten në avantazh të dyfishtë 2-0, por në 81’ miqtë shënojnë golin e kualifikimit.

Mungojnë emrat e mëdhenj në finale, por gjithsesi, Sociedad dhe Bilbao do ta diskutojnë trofeun më 20 prill në stadiumin e Sevilla, në një ndeshje pa favoritë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëson 4 gola në “Bernabeu”

Surpriza, Real Madrid eliminohet nga Kupa