MENU
klinika

Serie A, Java 26

Përmbys Cagliarin, Roma mban shpresat gjallë

01.03.2020 - 20:11

Dy fitore radhazi dhe Roma mban shpresat gjallë për një vend në Champions League. Verdhekuqtë përmbysën në transfertë ndaj Cagliari-t, duke fituar 4-3 dhe afruar me 3 pikë nga Atalanta e vendit të katërt, por me këtë të fundit me një ndeshje më pak.

Cagliari kaloi i pari në avantazh me Joao Pedro. Më pas, dy gola të Kalinic, i ringjallur pas shumë kohësh, përmbysën gjithçka për verdhekuqtë që shënuan në pjesën e dytë me Justin Kluivert.

Por, Pereiro realizoi golin e 2-3. Kolarov do të rikthente qetësinë te verdhekuqtë me golin e 4-2, por pati edhe emocione deri në fund, kur pasi humbi penallti, Joao Pedro shënoi menjëherë te tentativa e dytë, duke çuar shifrat në 3-4. Shtatë gola dhe spektakël, por fiton Roma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN