MENU
klinika

Dyshohet për një të mbytur

Durrës/ Përmbyset varka e peshkimit

01.03.2020 - 13:01

Një varkë peshkimi është përmbysur këtë mesditë në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.

Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.