MENU
klinika

Korona ballkanike

Përplasje mes Serbisë dhe Malit të Zi për aspiratorë

27.03.2020 - 09:41

Serbia pretendon se nuk ka kapur tre frymëmarrës të blerë nga Mali i Zi. Respiratorë të destinuar për Malin e Zi nuk janë bllokuar në kufirin me Serbinë, tha Administrata Doganore Serbe, duke iu përgjigjur pretendimeve të drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Mal të Zi se Serbia kishte bllokuar në kufi respiratorë të blerë nga autoritetet malazeze.

Administrata serbe deklaron se asnjë respirator nuk ka arritur në asnjë nga dy vendkalimet që aktualisht operojnë m Malin e Zi.

“Administrata Doganore e Serbisë është përgjegjëse për faktin se nuk është e vërtetë që respiratorët e destinuar për Malin e Zi janë ndalur në kufirin me Republikën e Serbisë. Theksojmë që asnjë respoirator nuk ka mbërritur në asnjë nga dy vendkalimet që aktualisht funksionojnë në Gostun dhe Spiljan. Ne gjithashtu dëshirojmë që theksojmë se në këto rrethana, trafiku i mallrave me Malin e Zi është i papenguar “, tha Administrata Doganore e Serbisë.

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Mal të Zi, Sead Cirgiç, ka akuzuar më parë Serbinë se bllokoi në kufi tre nga pesë resporatorët e porositur.

Ai tha se ato u morrën nga prodhuesi suedez Farmont, i cili vepron në Serbi.

Ai deklaroi se institucioni kishte nënshkruar një kontratë me Farmont dhe kishte marrë informacion prej tyre se ata nuk ishin në gjendje të dorëzonin tre resporatorë, pasi ishin mbajtur në kufirin me Serbinë.

“Dhe sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë, është e ndaluar eksportimi i këtyre lloj pajisjeve, e kjo është arsyeja pse këto mallra janë konfiskuar”, tha Cirgiç.

Kjo përplasje mes Serbisë dhe Malit të Zi edhe në krizën e koronavirusit, ndodh teksa dy vendet janë me raporte të acaruara prej muajsh për shkak të Ligjit të Fesë.