MENU
klinika

Der Spiegel

Përse numri i vdekjeve nga Koronavirusi në Gjermani është më i ulët se në vendet e tjera?

20.03.2020 - 15:04

Në qoftë se do të krahasojmë numrat e të infektuarve dhe të të vdekurve, atëherë Gjermania prezanton disa shifra të çuditshme.

Sigurisht që ekzistojnë arsye bindëse përse numri i vdekjeve në Gjermani duket sikur është më i ulët se në vendet e tjera.

  • Ja përgjigjja e Nina Weber, redaktore e shëndetit pranë SPIEGEL:

Dallimi pjesërisht i madh i numrit të vdekjeve nga Koronavirusi në vende të ndryshme ka një sërë arsyesh. Me numër vdekjesh ne këtu mendojmë se sa persona kanë vdekur për arsye të infektimit me Sars-CoV-2.
Deri tani, numrat që janë duke qarkulluar duhet të krahasohen me kujdes me njëri-tjetrin gjë e cila varet edhe me arsyet përse numri i vdekjeve në Gjermani aktualisht është për shembull shumë më i uët se në Itali dhe Britani të Madhe.

1. Vdekshmëria e deritanishme është matur duke pasur parasysh se sa raste infeksioni janë zbuluar, por edhe se sa mund të ekzistojnë por që nuk janë zbuluar. Pra, në një farë mase ky numër pasqyron se sa intensivisht testohet në rastet e dyshuara me Sars-Cov-2.

Autoriteti britanik i shëndetit NHS njofton se testohen rreth 54.000 persona të dyshuar për Coronavirus (18.03). Në këto raste është konstatuar një i infektuar në 2626 raste. 103 persona të sëmurë me Covid-19 vdiqën si pasojë e sëmundjes. Domethënë: Deri tani kanë vdekur thuajse katër përqind e njerëzve me infeksion të provuar.

Instituti Robert Koch njoftoi më 19 Mars për 10.999 raste me Koronavirus prej të cilëve kanë vdekur 20. Pra kanë vdekur 0,2 përqind e personave me një infeksion të provuar të koronavirusit.

Por, Gjermania ka bërë vetëm në javën e 11-të të kalendarit, fiks 100.000 teste, pra qartazi më shumë se gjithsej britanikët. Mund të pranohet si përfundim se në Britaninë e Madhe ekzistojnë më shumë infeksione të pazbuluara se përkatësisht në Gjermani. Edhe në Korenë e Jugut ku janë bërë gjithashtu shumë testime kemi një numër të ulët të vdekjeve.

2. Një dallim tjetër midis vendeve të ndryshme është edhe mosha mesatare e lartë.

Italia, që është prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, ka një popullsi me moshë relativisht të lartë. Michael Ryan i OBSH-së tha ditën e mërkurë në një konferencë shtypi të organizatës: “Italia ka qenë gjithnjë një shembull se si njerëzit mund të jetojnë shëndetshëm për një kohë të gjatë. Por kjo ka çuar në një vdekshmëri të lartë.”

Ka rëndësi gjithashtu se kush sëmuret përkatësisht në cilin vend shpërthen sëmundja. Në SHBA u përhap sëmundja në një shtëpi të moshuarish. Nga 120 banorët u infektuan 81 prej tyre, 34 kanë vdekur tashmë, sipas “Seattle Times”. Tragjike që virusi qëlloi të shpërthejë dhe përhapet mes njerëzve që janë më të rrezikuar se të tjerët.

3. Pasi vala e sëmundjes ka arritur një intensitet të caktuar kapacitetet lokale të shëndetit nuk mund ta përballojnë më dhe atëherë rritet numri i vdekjeve sepse shumë të sëmurë nuk mund të marrin më shërbimin e nevojshëm në spitale.

Kjo po ndodh tani në Itali dhe kjo ndodhi në Wuhan ku numri i vdekjeve ishte më i lartë se në të gjithë Kinën.

4. Pikërisht duke pare numrin e vdekjeve në Gjermani është akoma herët për të kërkuar arsyet e vdekshmërisë së lartë apo të ulët.

Sepse shpërthimi i sëmundjes është akoma në fillimet e tij, pra në një fazë në të cilën zbulohen njëherë infeksionet, por sëmundja nuk është përhapur akoma te shumica e njerëzve. Që në Itali po vdesin çdo ditë e më shumë njerëz, arsyeja është sepse sëmundja atje kishte shpërthyer më herët dhe të sëmurët e kishin humbur luftën kundër sëmundjes pas tri, katër javësh. / Përktheu Mihallaq Zilexhiu