MENU
klinika

Dëmi nga Covid-19

Pesë ligat e mëdha humbin 4 miliardë euro

20.03.2020 - 17:23

Katër miliardë euro do të humbasin 5 ligat kryesore të futbollit në kontinentin evropian si pasojë e pezullimit të ndeshjeve për shkak të përhapjes së Koronavirusit. Ky është përfundimi i KPMG-së, kompani e specializuar në analiza ekonomike. Humbjet më të mëdha do t’i pësojë kampionati më i pasur, Premier League, që në mënyrë direkte humb 250 milionë euro.

Pjesa më e madhe e humbjeve do të kenë lidhje me mungesën e të ardhurave nga të drejjtat televizive, por klubet më mediatikë do të pësojnë një rënie për sa i takon marketingut dhe shifra në total për Premier League i kalon 1 miliard eurot.

Pak a shumë në të njëjtat shifra janë edhe humbjet nga La Liga, ku më të prekurit janë Real Madrid dhe Barcelona. Nëse nuk do të ishte zhvilluar ndeshja e kthimit mes tyre, humbjet do të ishin akoma më të mëdha.

Pastaj vjen Serie A, ku humbjet llogariten në rreth 850 milionë euro. Për këtë qëllim është menduar të reduktohen pagat e futbollistëve, përfshi edhe yje si Cristiano Ronaldo. Ishtë vetë Liga e futbollit italian që e propozoi së pari këtë ide dhe Juventus është gati ta zbatojë në momentin që do të miratohet. Bundesliga humbet rreth 700 milionë euro, ndërsa Ligue 1 në Francë rreth 450 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN