MENU
klinika

Kana ndërgjegjësohet

Pezullohet festivali i filmit

20.03.2020 - 13:01

          Festivali i filmit në Kanë, nuk do të mbahet në muajin maj, siç ishte planifikuar, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu kanë bërë të ditur, organizatorët e kësaj ngjarje të rëndësishme kinematografike./Konica.al        

Autoritetet kanë bërë të ditur, se po konsiderojnë shtyjrjen e festivalit, për fund të qershorit. Ky takim artistik, që mbledh disa prej aktorëve, regjisorëve dhe personaliteteve më të njohur, buzë rivierës franceze, duke u ndjekur nga një numër i madh artdashësish në mbarë botën, sipas traditës është mbajtur nga 12 deri më 23 maj.

Ndërkaq, lajmi për anulimin vjen disa javë pas spekulimeve rreth mbajtjes së tij. Franca, tashmë numëron ditën e tretë të izolimit, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në këtë kohë krize shëndetësore, me po mendojmë për të gjitha viktimat e COVID-19 dhe po solidarizohemi me të gjithë ata, të cilët po e luftojnë këtë sëmundje. Festivali i Kanës, nuk mund të mbahet në data e planifikuara, prej 12-23 maj. Aktualisht, po shqyrtojmë disa mundësi për organizimin dhe gjasat më të mira, janë që festivali të mbahet rreth fundit të qershorit, apo fillimit të korrikut,” – theksohej në deklaratën për mediet.

Festivali i Kanës është ngjarja e fundit e kësaj natyre, që u desh të shtyhet ose anulohet, me shpërthimin i pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasador i këngës italiane në botë

Andrea Bocelli: Njeriu shikon qartë vetëm përmes zemrës

Profil/aktori i papërsëritshëm

Naim Frashëri ylli që u shua shumë shpejt

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit