11.03.2020 - 10:37
Pikat Kufitare të Hanit të Hotit në Malësinë e Madhe dhe Muriqanit në Shkodër nuk lejojnë futjen e udhëtarëve nga Italia apo ata që kanë destinacion Italinë.
Udhëtarët nga Italia nuk lejohen të futen në Shqipëri por tre autobusa me shqiptarë janë bllokuar nga Mali i Zi dhe priten të shoqërohen nga autoritetet në Shkodër ku pritet të karantinohen apo të merret një vendim për ta.
Po ashtu bëhet me dije se shqiptarët nuk lejohen të zbresin nga autobusat dhe janë nën mbikqyrje të plotë nga autoritetet malazeze.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Koronavirusi
Dezinfektohen institucionet publike në Vlorë
Ndihma mjekësore në urgjencën e improvizuar