MENU
klinika

Ironi në krizën e pandemisë COVID-19

“Po prodhohet aq shumë naftë sa nuk ka ku të depozitohet”

29.03.2020 - 11:25

Bota ka shumë naftë. Por tani nuk ka vend ku ta mbajë atë.

Ndërsa sektori i naftës përballet me ulje të kërkesës që rezulton nga koronavirusi, si dhe lufta e çmimit të naftës midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, e cila ka prodhuar akoma më shumë naftë, çmimet kanë rënë më shumë se 50% nga niveli i tyre në fund të shkurtit. Kjo rënie e çmimeve tani kërcënon një numër të paparashikuar të punëve, dhe madje edhe fatin financiar të ndërmarrjeve të tëra dhe rajoneve të cilat varen nga të ardhurat e këtij sektori.

Por ajo gjithashtu paraqet një sfidë logjistike. Ndërsa kompanitë vazhdojnë të shpojnë dhe rafineritë vazhdojnë të rafinojnë, bota është potencialisht vetëm disa javë larg nga mbarimi i vendeve për të magazinuar naftën e prodhuar. Sipas analistëve të energjisë, kjo mungesë e hapësirës mund të rezultojë në ngadalësimin e prodhimit dhe madje ndalimin e tij, para se çmimet e ulëta të kenë kohë për t’u ringritur.

Analistët e Rystad Energy, një konsulencë nafte me qendër në Oslo, vlerësojnë se bota ka të ngjarë të mbarojë nga depozitat në ritmet e prodhimit aktual në prill, duke vlerësuar në fillim të kësaj jave se 76% e depozitave në botë është tashmë plotë. Në disa rajone, si Kanadaja Perëndimore, magazinat mund të jenë plotë deri në fund të këtij muaji, vlerësojnë ata, me fjalë të tjera, deri të hënën.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

IHS Markit parashikon që deri në fund të qershorit, gjysma e parë e vitit, nafta e do të ketë arritur tashmë 1.8 miliardë fuçi të papërpunuara, duke e tejkaluar vlerësimin e tyre të mëparshëm për prodhimin që ishte vetëm 1.6 miliardë fuçi.

Presioni ndaj depozitimit shënon një përmbysje të normalitetit të tregut të naftës: Planet e emergjencës për vendet historikisht përfshijnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme të naftës për t’i rezistuar një tronditje të furnizimit, por asnjëherë nuk kanë përfshirë sigurimin për të pasur vende të mjaftueshme depozitimi.

Edhe opsionet më kreative, për shembull, “depozitimi lundrues”, ose përdorimi i cisternave të naftës si depozita në det të hapur, nuk janë opsione të vlefshme për momentin, thekson Rystad Energy. Me Arabinë Saudite që rriti prodhimin e saj të naftës me një milion fuçi në ditë, kostoja për ta transportuar atë është rritur shumë.

“Prodhimi do të duhet të zvogëlohet ose madje të mbyllet,” tha Jim Burkhard, nënkryetar dhe kreu i tregjeve të naftës në IHS Markit në një koment. “Ngelet vetëm çështje se kur do të mbyllet dhe sa do të rrijë i mbyllur”./ Fortune

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Çfarë paralajmërojnë analistët?

“Goditen” tregjet e bursës në Azi dhe Europë

Rënie drastike të çmimit

Lindja e Mesme/ “Gjunjëzohet” nafta