MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po vuaj nga dhjamosja e mëlçisë. Si kurohet?

02.03.2020 - 13:32

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 40 vjeçe dhe vuaj nga dhjamosja e mëlçisë. Si kurohet?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Masivizimi i tregjeve dhe bashkë me to edhe i produkteve të gatshme, shumica të importuara, ka bërë që kohët e fundit mjekët të hasin shpesh në praktikën klinike, pacientë me mëlçi të dhjamosur si shkak i akumulimit të yndyrës në këtë organ me rëndësi. Pasojat dihen. Mëlçia ngadalëson tretjen, duke bërë gjithnjë e më të pamundur filtrimin e gjakut dhe tretjen e dhjamit e duke shkaktuar obezitet. Duke ditur rëndësinë e mëlçisë si organ jetik për njeriun, dëmtimet dhe sforcimet funksionale të saj (ku këtu futet dhe dhjamosja apo steatoza) duhen trajtuar me kujdes dhe seriozitet. E rëndësishme është dieta, ku vëmendje i kushtohet marrjes sa më të moderuar të kalorive në vlerat 500 deri 750 kcal, si dhe rënies në peshë 7 deri 10%; eliminimi nga dieta i yndyrave me bazë shtazore (acidet yndyrore me saturim të lartë); reduktimi i lëngjeve dhe shurupeve me përmbajtje të lartë të fruktozës. Këshillohen gjithashtu konsumi i dy deri tri kafeve në ditë, pasi ndikon pozitivisht në uljen e riskut për fibrozën e mëlçisë; aktivitet fizik 30 deri 45 minuta në ditë, të paktën katër ditë të javës; moskonsumimi i alkoolit në sasi të madhe dhe sistematike;

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN