MENU
klinika

Gjobiten dhjetra qytetarët

Policia e Beratit në aksion, bllokohen 15 mjete e patenta

19.03.2020 - 21:12

Respektimi i aktit normativ të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama për rregullat e lëvizjes së këmbësorëve dhe mjeteve, ka penalizuar mjaft drejtues mjetesh dhe qytetarë të pabindur në Berat.

foto galeri

Qarkullimi jashtë orarit dhe pa leje nga DPV Berat u ka kushtuar shtrenjtë 15 drejtuesve të mjeteve në Berat, të cilëve jo vetëm që ju është hequr patenta por edhe u janë bllokuar automjetet.

foto galeri

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bën me dije se, vetëm gjatë 48-orëve të fundit janë penalizuar me gjoba prej 100 mijë lekë (të vjetra) edhe 24 këmbësorë që kanë shkelur oraret e lëvizjes dhe janë kapur sot nga patrullat e policisë duke qarkulluar pas orës 10:00 të mëngjesit dhe pas orës 18:00 të darkës.

foto galeri

Në çdo rrugë të qytetit shihen postblloqe të shumta policore dhe patrulla në çdo rrugë kryesore e lagje të qytetit, të cilët po penalizojnë çdo këmbësor apo drejtues mjeti që shkel rregullat e “shtetrrethimit”.