MENU
klinika

"Lejet e ushtrimit të profesionit të njohura në Itali"

Pompisti në Itali si mjek? Urdhri i Infermierit shuplakë opozitës

31.03.2020 - 15:26

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë reagon pas akuzave të opozitës se mes infermierëve të dërguar në Itali ka edhe njerëz që nuk e ushtrojnë këtë profesion.

Lidhur me aludimet se infermieri Qazim Ismaili, i cili ka shkuar në Itali për të dhënë kontributin e tij, është një “pompist i veshur si mjek”, Urdhri i Infermierit sqaron se të 20 infermierët janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe janë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit.

DEKLARATË PËR SHTYP

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit për secilin nga vullnetarët i janë nënshtruar verifikimit përpara nisjes nga UISH dhe janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.