MENU
klinika

Propozimi

Premier League, plan i ri për të mbaruar sezonin

22.03.2020 - 15:41

Edhe pse për rifillimin e aktiviteteve sportive koha duket e largët, drejtuesit e Premier League duket se kanë një skenar kur do që të nisin garat. “Sky Sport” raporton se në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes presidentëve të të gjithë klubeve për të vendosur në lidhje me të ardhmen e këtij sezoni.

Federata Angleze e ka tashmë një plan dhe do e hedhë në votim në mbledhjen e ardhshme. Ata pretendojnë t’i luajnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe e gjithë kjo duhet të ndodhë brenda 6 javësh, për ta mbyllur sezonin në datën 30 qershor.

Kështu, ekipet do të duhet të luajnë nga dy ndeshje në javë dhe mbetet të shihet se si do të procedohet me skuadrat që luajnë në Champions. Organizatorët duan të shmangin humbjet e mëdha financiare dhe kërkojnë me shumë ngulm të luhet futboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN