17.03.2020 - 10:31
Pas urdhrit që mori qeveria për të izoluar në shtëpi të gjitha moshat e treta për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Bashkia e Pukës ka nisur nga puna për përkujdesjen ndaj të moshuarve në vetmi në qytet dhe njësitë administrative.
Bëhet me dije se ushqime, detergjent, si dhe mjete higjeno-sanitare janë pjesë e paketës që bashkia e qytetit verior po shpërndan prej dy ditësh ndërkohë që për të gjithë ata që kanë nevojë po dërgohen dhe medikamentet.
Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve me kushtin e vetëm që ata mos të dalin nga banesat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Furnizim me ujë dhe energji
Gjirokastër kërkohet të zbatohet plani i emergjencës
Lista e kontrollit
Çfarë duhet të dini rreth koronavirusit?
Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
A mund të shërohemi nga koronavirusi?
Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?