MENU
klinika

Pas takimit të fundit...

Putin-Erdogan, një histori “dashuri-urrejtje”

15.03.2020 - 14:53

Pasi presidentët turq dhe rus u takuan në Moskë për të diskutuar situatën në Idlib, Stephen Komarnyckyj  analizon marrëdhëniet aktuale midis dy vendeve.

Si shkoi takimi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit rus Vladimir Putin?

Në mënyrë të tmerrshme, duke gjykuar nga informimi i mediave më pas.

Dhoma që Putini kishte zgjedhur për konferencë ishte plot kujtime për triumfet e Rusisë mbi Perandorinë Osmane, me një statujë të Katerinës së Madhe, për shembull.

Si kanë qenë marrëdhëniet kohët e fundit?

Po, Erdogan e di se duhet ta mbajë mirë me Rusinë dhe se nuk mund të mbështetet më tek Perëndimi tani që Donald Trump ankohet për shpenzimet e SHBA-së, për liderët e NATO-s dhe drejtuesit e BE-së.

Në vitin 2019, ai bleu disa raketa S 400 nga Rusia. Erdogan gjithashtu ka ndihmuar planet e Rusisë për të ndaluar dërgimin e gazit në Evropë përmes tubacioneve të Ukrainës. Në vitin 2014, ai ra dakord për ndërtimin e TurkStream, një tubacion gazi që kalon nga Rusia përmes Turqisë për në BE. Ai gjithashtu ka nevojë për ndihmën e Putinit për t’u marrë me çështjen e Sirisë.

Çfarë problem ka në Siri?

Në 2011, sirianët filluan të protestojnë kundër Bashar al-Asad, i cili u bë Presidenti sirian në 2000 pasi ‘trashëgoi’ postin nga babai i tij dhe fitoi dy zgjedhje jodemokratike në 2000 dhe 2007.

Kur protestat e vitit 2011 u shtypën, shpërtheu një luftë në Siri, në të cilën Rusia dhe Irani ndërhynë për të forcuar al-Asadin.

Ushtria e dobët e Presidentit Sirian, e ndihmuar nga miqtë e tij iranianë dhe rusë, po fiton; duke bombarduar dhe vrarë njerëzit. Madje ka përdorur armë kimike kundër civilëve.

Turqia mbështeti forcat që u bënë Ushtria e Lirë Siriane në vitin 2017 kundër asadistëve, Iranit dhe Rusisë. Idlib është zona e fundit e al-Asad, Irani dhe Rusia nuk e kontrollojnë. Më shumë se një milion refugjatë janë mbledhur në Idlib, ngjitur me kufirin turk. Ata mund të përpiqen të hyjnë në Turqi, e cila tashmë ka rreth katër milion refugjatë sirianë dhe Erdogan po mbron sigurinë e kufijve të tij.

Pse Putini u mërzit për takimin me Erdoganin?

Erdogan i bëri presion Putinit. Ai vizitoi Ukrainën në 3 shkurt dhe tha se ai nuk e njohu aneksimin e Krimesë të Rusisë. Për të lëndur edhe më keq plagët e Putinit, ai përshëndeti në gjuhën ukrainase me frazën “Lavdi Ukrainës”, një përshëndetje që Putin e urren.

Kur 33 trupa turq vdiqën në një sulm të qeverisë në Siri. Turqia u përgjigj me një fushatë ajrore, duke përdorur bomba dhe drone dhe duke vrarë qindra forca të Al-Asadit, dhe duke shkatërruar shumë prej armëve të tyre.

Por, Erdogan nuk dëshiron luftë.

A ranë dakord Erdogan dhe Putin për ndonjë gjë në takim?

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për armëpushimin.

A do të zgjasë konflikti?

Nuk ka gjasa. Al-Asad dëshiron të gjithë Sirinë. Putini nuk dëshiron të tërhiqet.

Erdogan do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën për të dobësuar Rusinë. Ai gjithashtu po përpiqet të marrë mbështetje nga Perëndimi duke i lënë refugjatët sirianë të drejtohen për në BE përtej kufirit. Rusia ka të ngjarë të gjejë mënyra për të shkelur armëpushimin për të cilën ka rënë dakord.

Turqisë i duhen turistët dhe gazi rus. Rusia ka nevojë për TurkStream.

Perëndimi, ende, nuk tregon asnjë shenjë veprimi për të ndaluar masakrën në Siri. Ofensiva turke iu dha shpresë shumë Sirianëve, por për fat të keq ata janë ende në duart e Rusisë, Iranit dhe ushtrisë së dobët por të ashpër të al-Asadit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Byline Times/ konica.al