MENU
klinika

Rusia ndalon fluturimet

Putin mbyll kufijtë, rrezikohet dueli Khabib-Ferguson

27.03.2020 - 15:22

Më 18 prill është vendosur dueli mes rusit Khabib Nurmagomedov dhe amerikanit Tony Ferguson, event ku Khabib do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë në UFC-249. Por ku duel rrezikon të mos zhvillohet.

Shkak është vendimi i marrë nga presidenti Vladimir Putin, që ka anuluar të gjitha fluturimet nga Rusia në vendet e tjera për shkak të coronavirus. Praktikisht, ai ka mbyllur kujtë. Për pasojë, Khabib rrezikon që të mos largohet nga vendlindja për të dueluar, teksa masat edhe në Rusi janë bërë të rrepta.

khabib McGregor
khabib McGregor

Një telash më shumë për presidentin e UFC-së, Dana White, që është në kërkim të një vendi ku të zhvillojë këtë sfidë. Brooklyn (New York), ku ishte planifikuar eventi, ka pezulluar zhvillimin e eventeve sportive dhe White është në kërkim të një qyteti tjetër.