MENU
klinika

Nga Financial Times

Putin po ua rrezikon vetë jetën rusëve…

22.03.2020 - 16:11

Rusia ka mbyllur kufijtë e saj, ka mbyllur shkollat ​​dhe ka shtyrë turnete sportive në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Por një gjë është konsideruar si shumë e rëndësishme për tu shtyrë: një votim publik për të miratuar një kushtetutë të re që mund t’i japë Vladimir Putin edhe 12 vjet të tjera qëndrim në Kremlin.

Ndërkohë që udhëheqësit e tjerë kanë folur për një “luftë” kundër pandemisë, Putin ka hedhur poshtë kërcënimin dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë në një përpjekje për të minimizuar panikun, dhe të sigurojë që votimi mbarëkombëtar në 22 prill të zhvillohet.

E hartuar brenda disa javësh, kushtetuta e re e propozuar e Rusisë u votua në të dyja dhomat e parlamentit javën e kaluar dhe u miratua nga gjykata kushtetuese e vendit të hënën.

Nëse merr mbështetjen e shumicës së votuesve muajin tjetër, do t’i lejojë presidentit të kandidojë në dy zgjedhje të tjera, duke e zgjatur potencialisht regjimin e tij deri në 2036.

Por një shpërthim masiv i koronavirusit mund të prishë programin e presidentit.

“Virusi është një sfidë dhe vjen në një moment shumë të keq për të,” tha Tatiana Stanovaya, themeluese e R. Politik, një analiste politik. “Putin po insiston që referendumi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur…Sa më gjatë të presin, aq më shumë rreziqe do të shfaqen. ”

Putin tha javën e kaluar se gjatë “trazirave dhe vështirësive, stabiliteti mund të jetë më i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet përparësi “.

Rusia ka ndërmarrë disa hapa për të frenuar përhapjen e virusit, megjithëse ato janë shumë më pak drastike sesa mbylljet masive në vendet e tjera të mëdha evropiane, si Italia apo Franca.

Qeveria ka inkurajuar bizneset të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpitë. Qytetarëve të huaj u ndalua të hynin në vend këtë javë dhe shumica e fluturimeve ndërkombëtare janë anuluar.

Në të njëjtën kohë, Putin ka vazhduar me axhendën e tij të vizitave lokale dhe takimeve me zyrtarë të lartë, duke shtrënguar duart dhe kurrë nuk ka veshur maskë për fytyrën. Ministrat e tij kanë bërë thirrje kundër panikut, duke theksuar se ka mjaft ushqim dhe ilaç në vend.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u tha gazetarëve të mërkurën se votimi mund të shtyhej nëse “votimi do të përbënte një kërcënim për shëndetin e qytetarëve”, por shtoi: “Vendimi përfundimtar, natyrisht, do të merret nga presidenti.”

Vendimi për të vazhduar me votimin “tregon se në Rusi, politika është më e rëndësishme sesa siguria”, shkroi Vladimir Ruvinsky, kolumnist për gazetën Vedomosti.

Rusia tha të premten se kishte 253 raste me koronavirus.

Ndërkohë, zyrtarët kanë cituar numrin e ulët si provë të suksesit të mbylljes së shpejtë të kufirit të saj me Kinën në janar dhe ndalimit të vazhdueshëm të fluturimeve drejt vendeve të prekura, ekspertët kanë vënë në dyshim se si vendi ka rezultuar të jetë shumë më imun se pothuajse çdo vend tjetër.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al