Mjekja reanimatore, me detyre Shefe e Reanimacionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ama Cani bëri një reagim publik duke përcjellë optimizëm për qytetarët. Ajo shprehet se “kjo furtunë do të kalojë”, ndërsa shprehet se “reanimacioni më i mirë është optimizmi dhe respektimi i rregullave”.
Alma Cani: Jo panik! Qendroni në shtëpitë tuaja! Respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve! Reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave! Kjo furtunë do të kalojë akoma më shpejt fjalë unionit shtet e popull! Sot duhet të ngrejmë vetëm një flamur të përbashkët politik për të gjithë shqiptarët e të jemi bashkëpuntorë për fitoren e jetës!
Shqipëria sot konfirmoi dhe shtimin e pesë rasteve të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 38 persona. Ndërkohë dy persona janë në terapi intensive, ndërsa një është në frymarrje të drejtuar.