Krisje në koalicionin qeveritar në Kosovë, pas shkarkimit të Punëve të Brendshme, nënkryetar i LDK-së Agim Veliu.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se nuk është njoftuar nga kryeministri Albin Kurti për këtë vendim, duke e konsideruar të njëanshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit midis dy partive.
Në këto momente LDK ka mbledhur kryesinë për të diskutuar hapat që do të ndërmarrin. Mustafa ka paralajmëruar nisjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
“Patëm mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rreziku i prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në, si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati ynë. Gjithashtu e trajtuam edhe problemin që sot ka lindur me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu”, u shpreh Isa Mustafa.
Thuhet se shkak për krisjen është bërë shkakrimi i ministrit të LDK-së, pasi nuk mbajti të njëjtin qëndrim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, por LDK në të njëjtën kohë do të heqë nga shpatullat e saj përgjegjësinë për prishjen me SHBA.
“LDK ka vendosur për mocion mosbesimi për qeverinë Kurti sepse nuk duam të kemi një qeverisje të tillë dhe jemi të bindur se një qeveri e tillë rrezikon prezencën e SHBA dhe përkrahjen politike që e kemi pasur dhe duhet ta kemi për njohje të reja. Ne synojmë të jemi pjesë e Aleancës dhe nuk duam që amerikanët të tërhiqen dhe të mos kemi perspektivë.
Ne vlerësojmë se situate është ajo që kërkon një sinergji…eshtë e domosdoshme të ketë një komunikim si kurrë më parë sepse gjithë vendet përreth kanë marrë masa, disa me shpallje gjendjesh të jashtëzakonshme dhe të tjerë me masa policore, dhe një gjë të tillë duhet ta bëjmë edhe ne. dhe unë ia shkruajta zotit Kurti që nëse nuk do hiqte taksën do të qëndronim në qeveri deri pas coronavirusit dhe ne do ikim pas kësaj se nuk duhet të jemi përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me SHBA.
Situata ekonomike është keq. Duhet të ketë bashkëpunim të institucioneve që të fitojmë betejën kundër epidemisë që është mjaft e rëndë. LDK as unë nuk e kemi thjeshtëzuar problemin për Thacin a Kurtin, por për Kosovën. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë për Kosovën.
Nuk shohim mundësi dhe arsye të bashkëqeverisim me vetëvendosjen. Dhe nuk mendojmë se vetëvendosja të jetë në krye të vendit”, tha më tej kreu i LDK-së Isa Mustafa.