MENU
klinika

”Mesa duket nuk po kuptohemi”

Rama njofton tjetër masë ekstreme: Lëvizja në këmbë në 2 fasha oraresh

18.03.2020 - 15:20

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvzijes në këmbë teksa vetmë 6 orë në ditë do të lejohen qytetarët të dalin jashtë shtëpive të tyre veç rasteve të urgjencës për ushqime apo ilaçe.

Në fashat e orareve 06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18 të pasdites do të lejohen, kurse në oraret e tjera gjobë 10 mijë lekë. Po ashtu ndalohet ecja në këmbë me persona në krah nga dita e nesërme. Pra kjo do të thotë se nga 24 orë asnjë qytetar nuk do të dalë nga shtëpia as me persona të tjerë në krah përveç se katër orëve të paradites dhe dy orëve të pasdites. Ndoshta mossensibilizimi i shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi ka bërë Ramën të marrë këtë masë ekstreme pasi thekson se ”Mesa duket nuk po kuptohemi’.

Deri tani qeveria ka marrë masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit nga mbyllja e lokaleve, restoranteve, bizneseve po jo aktiviteteve prodhuese. Më pas ndaloi të gjithë qarkullimin rrugor qytetas dhe ndërqytetas në gjithë Shqipërinë. Për këmbësorët masa e parë ishte që pas orës 18:00 mos lejohej qarkullimi në këmbë por tashmë kjo masë është përshkallëzuar duke e kufizuar daljen nga shtëpia 4 orë të mëngjesit dhe 2 orë të pasdites.

STATUSI I EDI RAMËS

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

? NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

? NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

? SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

? BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Transporti i dedikuar mjekëve

“Nga mesdita nuk ka më autobusë!”


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!