18.03.2020 - 13:36
Duke kujtuar ndëshkimin që parashikohet me aktin normativ, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset që të mos abuzojnë me çmimet.
“U bëj thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall! Kush i shtrëngon shitësit e pakicë të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rama flet nga Surreli
“Po kaloj me Zahon, kohën që s’kam patur kurrë mundësi”
Apel qytetarëve
Abuzimet me çmimet/ Autoriteti I Konkurrencës merr masa
6 vjet pezullim të subjektit përsëritës
Akti-normativ: Kush abuzon me çmimet gjobitet…
16 shkeljet që ndëshkohen me gjobë