MENU
klinika

Nju Jorku i harruar

Regjistrimet e vitit 1911 pushtojnë rrjetin

01.03.2020 - 17:58

    Një video e vitit 1911, e titulluar “Një udhëtim nëpër qytetin e Nju Jorkut” vjen e ridimensionuar më shumë se njëqind vjet më vonë, kjo falë inteligjencës artificiale, sipas Daily Mail.

Sekuencat nga një kompani suedeze për prodhimin e filmave me pamjet bardhezi, janë risjellë në versionin me ngjyra dhe më të mprehtë të filmit bardh e zi. Klipi prej tetë minutash, i rikthen shikuesit sërish në kohë në Statujën e Lirisë, “Battery Park”, Portin e Nju Jorkut dhe ndërtesën e famshme të Flatironit në “Fifth Avenue”.

Denis Shiryaev postoi videon e re në faqen e tij, që është tashmë në cilësi 4K me 60 pamje për sekondë.