MENU
klinika

Braziliani ende i arrestuar

Ronaldinho shënon 5 gola në ndeshjen e burgut

14.03.2020 - 12:11

Ronaldinho di të argëtohet edhe në burg. E si tjetër, përvecse duke luajtur futboll. Kampioni i botës me Brazilin është duke kaluar një periudhë të errët në jetën e tij, teksa është i mbyllur në një burg në Paraguaj.

Legjenda braziliane gaboi duke u futur në shtetin amerikano-latine me një pasaportë false. Kështu, autoritet paraguajane bënë detyrën edhe pse përballë ishte Ronaldinho dhe e dërguan brenda qelisë.

Ronaldinho nuk mund ta mënjanojë pasionin për topin, pavarësisht ku ndodhet, dhe ka dhënë maksimumin për t’i dhuruar ekipit të tij fitoren. Dhe, sigursisht ekipi i legjendës triumfoi në fund.

Ronaldinho shënoi pesë gola dhe asistuar gjashtë herë në fitoren 11-2. Kështu, edhe ata që po vuajnë dënimin brenda burgut do të ruajnë një kujtim të bukur dhe mund të thonë se të paktën për një herë kanë qenë në të njëjtën skuadër me Ronaldinhon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Falsifikoi pasaportën në Paraguaj

Ronaldinho me pranga në duar para gjykatës