MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Roshi shënon e golin e tretë radhazi në Rusi

13.03.2020 - 21:26

Odise Roshi vazhdon të jetë titullar dhe të shkëlqejë me Akhmat Groznin, duke treguar se ndoshta është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar në të tretën ndeshje radhazi që ka luajtur, këtë herë ndaj Dinamos së Moskës.

Pas golave ndaj FK Rostov në kampionat dhe Zenit në Kupë, ka ardhur një tjetër gol në ligën ruse, falë një prej përshpejtimeve të tij të famshme. Roshi nuk ndalet, ashtu si futbolli rus në këto ditë të përhapjes së virusit Corona.

Një kombinim i shkëlqyer dhe një sprint mes mbrojtësve kundërshtarë nxori Roshin para portës, ku ai nuk gaboi duke tundur rrjetën sot për Akhmat që në minutën e 10 të sfidës. Ky ishte goli i 5-të për Roshin në këtë kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Odise Roshi, më i votuari për Euro 2020

“Ëndrra ime, të luaj në Botëror me Shqipërinë”

Santi Vata u lëndua nga tërmeti

Balaj e Roshi surprizojnë djaloshin 10-vjeçar