MENU
klinika

Policia bllokon hyrje-daljet

Roskovec izolon fshatin, asnjë lëvizje e banorëve

17.03.2020 - 10:18

Burrë e grua nga fshati Mbërs i Roskovecit rezultuan pozitiv me koronavirus, çka detyroi bashkinë të paralajmëronte të gjithë banorët të izoloheshin në shtëpi.

Ndërkohë pas zbulimit të rastit, bashkia e Roskovecit ka njoftuar autoritet si ISHP dhe Policia e Shtetit dhe është vendosur karantinimi i të gjithë fshatit. Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje-daljet e fshatit Mbërs duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë.

“??Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID19 (dy nga gjashte rastet e Fierit ) banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.
Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.
Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.
???Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: �qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
❗️❗️Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.
Zoti qoftë me ne ! ?”, deklaroi Bashkia një ditë më parë.