Ka shkuar në 59 numri i personave të prekur nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Eugena Tomini, përgjegjëse e departamentit të inteligjiencës epidemiologjike në ISHP. Nga 60 raste të dyshuara me koronavirus, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë 30 pacientë të shtruar.
NJOFTIMI
Ju informojmë për situatën e fundit të COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.