Vladimir Putin ka qenë presidenti i Rusisë që nga 2012, por ai e drejton vendin vazhdimisht për dy dekada.
Aritmetika funksionon sepse ka pasur një interval, pas dy mandateve të para të Putinit, kur ai mori rolin e kryeministrit. Ai ia la presidencën Dmitry Medvedev, një kukull e cila e mbajti vendin të ngrohtë derisa shefi i tij e rimorri atë.
Putin këtë javë vazhdoi punën për reformat kushtetuese që do të konfirmojnë kufirin për çdo president që do të shërbejë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Thënë më qartë, Putin mund të jetë i bindur që akoma do të jetë në Kremlin në 2036. Atëherë ai do të jetë 83 vjeç.
Shumë rusë tashmë e kanë të vështirë të imagjinojnë qeverinë nën udhëheqjen e dikujt tjetër veç Putinit.
Propaganda shtetërore e bën Presidentin të duket si një figurë stabilizuese dhe mishërim të një kombi me vetëbesim.
Rusia dikur u poshtërua nga perëndimi. Ka arsye më të ndërlikuara pse vitet 1990 nuk ishin aspak të mira për shumë rusë, por Putin e shfrytëzoi traumën për të ndërtuar një doktrinë nacionaliste. Por mashtrimet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Vlerësimet e popullaritetit të Putin ranë shumë vitin e kaluar dhe rusët kanë kundërshtuar në mënyrë periodike atë që duket gjithnjë e më shumë si një kleptokraci e ndenjur.
Të dalësh kundër qeverisë, në Rusi është tepër e rrezikshme.
Frika nga zhdukja e legjitimitetit qëndron pas reformave të fundit kushtetuese, megjithëse presidenti është mjaft i sigurt për veten dhe pozitën e tij.
Ky do të jetë një simulim tjetër i demokracisë.
Rusia ka një traditë të pakuptimtë të autoritarizmit, por ekziston një traditë tjetër e mospajtimit të guximshëm të popullit, të cilin Putin nuk mund ta shuajë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al