MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me patate dhe proshutë speck

31.03.2020 - 16:38

Koha e përgatitjes: 10 minuta

kolana e librave

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 200 gram patate të ziera
  • 200 gram fasule të kuqe
  • 200 gram perime miks
  • 50 gram proshutë speck e prerë në kubikë
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

UDHËZIMET

  1. Pastrojmë, lajmë dhe ziejmë perimet.
  2. Vendosim në ujë fasulet dhe më pas i ziejmë kur të ziejmë perimet e tjera. Nëse përdorni fasule të konservuara në kanoçe s’do të jetë nevoja për këtë hap.
  3. Hedhim perimet e nxehta në një tas dhe shtojmë sipas dëshirës sallatë jeshile, radikio, selino, majdanoz dhe qepë të prerë në feta për të përfunduar pjatën.
  4. I hedhim sallatës vaj ulliri,kripë, piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës.
  5. Në një tigan që nuk ngjit skuqim kubet e proshutës speck me 2 lugë vaj.
  6. Pasi të jenë bërë krokante i shtojmë tek sallata.
  7. E servirim në tryezë të ngrohtë dhe e shijojmë!