MENU
klinika

"Receta e mamit"

Salmon me spinaq, shije e paparë në një pjatë të vetme!

24.03.2020 - 15:39

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Pjatë e lehtë, praktike dhe super e rekomanduar për nga vlerat ushqyese që na jep!

INGREDIENTËT

  • 800 gram fileto salmoni
  • 1 kg spinaq
  • 100 gram salcë kosi
  • 1 thelbi hudhër
  • 1/2 tufë kopër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Lajmë spinaqin dhe u heqim gjetheve pjesën e bishtit.
  2. Skuqim salmonin dhe ndërkohë përgatisim salcën e kosit.
  3. Vendosim në një enë salcën e kosit bashkë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe koprën e grirë hollë. I përziejmë përbërësit dhe nëse duhet i shtojmë pak ujë.
  4. Kur salmoni të jetë skuqur, e lëmë mënjanë dhe vendosim në të njëjtin tigan spinaqin, duke e përzierë lehtë.
  5. Në pjatë vendosim fillimisht spinaqin, sipër tij salmonin dhe salcën e kosit rreth e rrotull.