MENU
klinika

Ngrihen ekipe shërbimi

Sarandë/ Ndihmë për të moshuarit që jetojnë vetëm

18.03.2020 - 12:18

Në mbështetje të nismës së qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve nga shtëpia qoftë edhe vetëm për shërbime për blerje, për t’u mbrojtur nga koronavirusi Bashkia e Sarandës me ekipet e saj do t’u vijnë në ndihmë të moshuarve që jetojnë vetëm ose nuk kanë të afërm pranë.

Konkretisht grupet e punës nga një për çdo lagje dhe fshat, të ngritura nga Bashkia e Sarandës me punonjës të saj, vullnetarë me suport, por edhe të strukturave të Policisë Bashkiake, kanë dalë në terren, shtëpi më shtëpi.

Fillimisht ata do të evidentojnë qytetarët pensionistë, të vetëm apo ata pa të afërm pranë në këto ditë të vështira, me qëllim marrjen e masave për asistencën e tyre në kryerjen e shërbimeve të nevojshme si blerja e ushqimeve dhe ilaçeve duke evituar daljen nga banesa dhe kufizimin në maksimum të lëvizjes së tyre.

Shumë shpejt do të bëhet me dije edhe strategjia se si do të operohet jo vetëm për këtë kategori, por edhe për fashën me vulnerabël, atë të qytetarëve në nevojë që trajtohen në vijimësi nga Bashkia me asistencë sociale si dhe numri dhe personat e kontaktit për çdo lagje dhe fshat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në qytete dhe njësitë administrative

Bashkia Pogradec dhe Maliq nisin dezinfektimin

Fier/ Të moshuarit harrojnë Covid-19

Shkelet urdhri, pensioni merret në postë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë