23.03.2020 - 10:43
Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Erion Isai ka dhënë për të gjithë lajmin e bukur.
Në një lidhje nga shtëpia për emisionin “E diela shqiptare” Erioni tha se do të bëhet baba për herë të dytë.
Në këtë kohë izolimi ai ka vendosur të bëjë lajmin publik dhe kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga Ardit Gjebrea, Klaudia Pepa, Rozana Radi dhe Enkel Demi, të cilët gjithashtu ishin pjesë e emisionit nga shtëpia.
Pasi e uruan, ata nisën ta ngacmonin duke i thënë se karantona paska bërë të vetën.
Kuntojmë se në vitin 2016 Erioni u bë baba për herë të parë.
Në jetë erdhi vajza e tij, të cilën e pagëzoi me emrin Ajër.