MENU
klinika

Pacienti vinte nga Budapesti

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

06.03.2020 - 12:00

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri,

Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, tha Lonçar.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panikë dhe frikë. “Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë,” tha Lonçar.

Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.