MENU
klinika

Çdo gjë varet nga situata me Covid-19

Serie A hedh hipotezat e para për rinisjen

18.03.2020 - 12:24

Shtyrja e Europianit për në vitin 2021 u bë në mënyrë që të krijonte hapësirën e nevojshme në kalendar për të përmbyllur kampionatet e rregullt. Hapësira për të arritur deri në fund të sezonit mbetet shumë e kufizuar dhe ndeshjet që mungojnë janë akoma shumë.

Duke parë se urgjenca e koronavirusit dhe efektet e saj ende nuk mund të përcaktohen qartë, teksa nuk mund të parashikohet se kur do të përfundojë dhe kur rreziku i infeksionit do të tejkalohet, Lega e Serie A në mënyrë hipotetike ka menduar datat më të mira për të filluar përsëri futbollin.

Hipoteza e parë e UEFA-s në rekomandimet e saj është 21-22 prill. Kjo hipotezë konsiderohet e refuzuar nga federatat, e mbështetur ndër të tjera nga mjekët që këshillojnë me forcë kundër tij. Në çdo rast, qëllimi është të rifillohet me kupat, sigurisht pas dyerve të mbyllura, në mënyrë që të çlirohet kalendari.

Në Serie A janë akoma 12 ndeshje të ligës që duhen luajtur, sfida të prapambetura dhe tre ndeshje të Kupës së Italisë. Datat me optimiste për të rinisur futbolli në Itali është 2, 9 ose 16 maj. Në rastin e parë, do të ishte e mundur të mbyllet sezoni në 28 qershor, siç kërkohet nga UEFA, në dy të tjerët, me shumë mundësi do të shkonte deri më 5 ose 12 korrik. Kupa e Italisë do të përfundonte në 20-21 maj për gjysmëfinalet dhe më 18 qershor finalja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN