MENU
klinika

Injeksioni i parë njerëzor

SHBA/ Testohet vaksina eksperimentale kundër koronavirusit

16.03.2020 - 23:39

Studiuesit amerikanë kanë bërë sot injeksionin e parë njerëzor të vaksinës eksperimentale të koronavirus teksa e gjithë bota po kërkon mbrojtje me përhapjen e pandemisë.

Me injeksionin e kujdesshëm në krahun e vullnetares në institutin kërkimor Kaiser Permanente në Uashington, ka nisur e shumëpritura faza e parë e testimeve për vaksinë e mundshme për COVID-19.

Injkesioni u krijua në kohë rekord pas shpërthiit të virusit në Kinë dhe përhapjes në të gjithë globin.

“Tashmë ne jemi grupi i koronavirusit”, thotë shefja e studimit në Kaiser Permanente Dr. Lisa Jackson. Ndërsa vllnetarja e testimit Jennifer Haller thotë: “ Të gjithë duan të bëjnë diçka për këtë emergjencë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua për të bërë diçka”.

Edhe nëse testimi shkon mirë vaksina nuk do të jetë e gatshme për ërdorim të përgjithshëm për disa muaj, tha Dr. Anthony Fauci i institutit të shëndetit të SHBA.

Vaksina kandidate e quajtur mRNA-1273, është krijuar nga një grup me bazë në Massachusetts, Moderna Inc. Ata thonë se pjesmarrësit nuk mudn të infektohet sepse injeksioni nuk përmban vetë koronavirusin.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin