MENU
klinika

Shkon në 177 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Shënohet viktima e tretë në Maqedoninë e Veriut

25.03.2020 - 17:06

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shtoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 29 persona të tjerë.

Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 177.

Kujtojmë se edhe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm shifrat duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 146, ndërsa gjithsej 5 persona kanë humbur jetën.