MENU
klinika

114 të prekur

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

22.03.2020 - 15:39

Pas Kosovës, është shënuar viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se viktima është një 57-vjeçare nga Kumanova. Ministri tha se ajo rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes.

Më herët ai konfirmoi se numri total i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni arriti 114, me 29 raste të reja brenda ditës.