MENU
klinika

"2 ishin rëndë, por..."

Shërohen edhe 5 pacientë të tjerë të prekur me koronavirus

31.03.2020 - 19:57

Sot janë konfirmuar të shëruar edhe pesë pacientë të tjerë të prekur nga covid-19, duke e çuar në 52 numrin total të personave të shëruar në Shqipëri.

Lajmin pozitiv e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një shënimi në facebook, Manastirliu thotë se pesë pacientët nga Tirana, Fieri dhe Kavaja lanë sot spitalin Infektiv.

Capture9.PNG

Ministrja shkruan se dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë, por pas 12 ditësh trajtimi intensiv, ia kanë dalë ta mundin sëmundjen.