MENU
klinika

Kërkesa e maxhorancës

Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor miraton shtyrjen e afatit të punës

31.03.2020 - 11:28

Komisioni Hetimor Parlamentar, që është ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me kërkesë të maxhorancës, miratoi ditën e sotme vendimin për shtyrjen e afatit të punës.

Bëhet me dije se shtyrja e afatit të punës do të bëhet deri më 31 korrik.

Ndërkohë, mësohet se sapo te vijë raporti përfundimtari nga Komisioni i Venecias, ai do të përkthehet dhe më pas ky komision do të vijojë punën.