Sipas Ministrit të Shëndetësisë të Kosovës, Arben Vitia, numri i rasteve të reja të infektuara me Covid- 19 në vend ka kapur shifrën 19, të gjithë këta të moshave të ndryshme. Ministri Vitia paralajmëroi se tani e tutje, të gjithë ata që kthehen nga vendet e huaja ku ka raste të virusit do të futen në një vend të dedikuar për ta, larg familjeve.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 duke arritur në 31. Sipas deklaratës së MSH së MV ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19 gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe katër profesionistë të kujdesit shëndetësor, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.