MENU
klinika

Preket mjeku reanimator në QSUT

Shkon në 8 numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri

16.03.2020 - 17:13

Ka shkuar në tetë numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri, sipas “News24”.

Një mjek reanimator tek Infektivi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mjeku i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në tetë numrin e bluzave të bardha të infektuar në vendin tonë

Ndërkohë, të prekur me koronavirus janë edhe 6 mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.