MENU
klinika

Kkalimi vetëm nga Hani i Hotit

Shqipëria mbyll 2 pika kufitare me Malin e Zi

13.03.2020 - 21:22

Shqiperia mbyll dy pika kufitare edhe me Malin e Zi pas situatës së krijaur nga përhapja e koronavirusit, ndërsa do të mbetet e hapur pika e kalimit në Hanin e Hotit, si për vajtje ashtu edhe për ardhje drejt vendit tonë.

NJOFTIMI

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Përfundon numërimi në Shkodër

Bardh Spahia rikonfirmohet garues në zgjedhje

Konflikti me armë në degën e PD në Kurbin

Përjashtohen nga primaret 2 kandidatë

Ndreu: Është më i madhi i të gjitha viteve

Lezha miraton buxhetin e vitit 2023