MENU
klinika

Koronavirusi

Shtohen frikshëm shifrat, rreth 38 mijë të vdekur në gjithë botën

31.03.2020 - 08:02

Ka shkuar në 37 820 persona, numri i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën.

Numri total i të prekurve me virusin vdekje-prurës është 785 807 persona.

Ndërsa, deri tani janë shëruar nga virusi 165 659 vetë. Për nga numri i personave të infektuar kryeson SHBA me 164 253 persona.

Pas SHBA-ve vjen Italia me 101 739 persona të infektuar me koronavirus, Spanja me 87 956 vetë të infektuar, Kina 81 518 vetë të infektuar, ndërsa pasojnë Franca, Gjermania, Irani , Mbretëria e Bashkuar etj.

Numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi e ka Italia me 11 591 vetë. Spanja është shteti i dytë me më shumë të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në Kinë, kanë ndërruar jetë deri tani nga koronavirusi 3305 vetë. Në SHBA kanë ndërruar jetë deri në këto momente 3167 persona nga virusi.

Irani ka gjithsej 2757 persona të vdekur me koronavirus, kurse Mbretëria e Bashkuar ka 1408 viktima deri tashmë.